KreuAktualitetiAlarmi për sulme në Rusi, evakuohet një distrikt i rajonit të Belgorodit

Alarmi për sulme në Rusi, evakuohet një distrikt i rajonit të Belgorodit

Alarmi për sulme në Rusi, evakuohet një distrikt i rajonit të Belgorodit

Rusia ka njoftuar evakuimin e banorëve të një distrikti të rajonit të Belgorodit, në kufi me Ukrainën, për t’u përballur me ofensivën ukrainase në kontekstin e një inkursioni të armatosur në rajonin e afërt të Kurskut.

Mëngjesi premton të jetë alarmues për ne: ka aktivitet armik në kufirin e rrethit Krasnoyaruzhsky,” tha guvernatori i rajonit të Belgorodit Vyacheslav Gladkov në një video në Telegram.

Për sigurinë e jetës dhe shëndetit të popullatës sonë, ne kemi filluar të zhvendosim” banorët e këtij rrethi, tha ai.

Sakaq, gjatë natës u ngritën paralajmërime për sulm ajror në 4 rajone të Ukrainës. Moska thotë se ka rrëzuar 18 dronë të Kievit mbi tre rajone ruse.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit