Monday, August 31, 2026
spot_img
HomePress EmigrantAleksandar Shallvari ..."Rob"

Aleksandar Shallvari …”Rob”

ROB…

Ma ndërtuan shtëpinë poshtë Harkut të Triumfit
Më blenë një palë këpucë nga ushtria e Kuqe
Pastaj me thanë thyej prangat e burgjeve të Burrelit
Dhe një hektar tokë nga akujt e Alaskës,
Pastaj më dërguan t’i hidhja një sy
Muzeut në Luver
E Big Beng-ut ti ndreqja akrepat e ngelur që në kohën e Hamletit,
Poshte ballkonit të Veronës ti ringjallja dashuritë e vjetra
E Romeot të martonin te gjithë Zhulietat
Ti shkrija borën Korabit e ujin ta përdorja për të tharë etjen e një kombi
Pastaj më thanë se duhej të digjja, të gjitha dokumentat staliniste
Kështu mund të shpëtoja dhe Hiroshimen, nga çmenduria amerikane,
Të thyeja gjithë muret e kufirit me Meksikën
E pak bukë të ngrohtë ti afroja të varfrit, që pas shtëpisë time digjte gjithë broshurat komuniste,
Të ngrohte pak shpirtin e mardhur.

Pastaj më dhanë një kitarë
E me detyruan të luaja marshin bolshevik
Ulur buzë Senes me këmbët në ujë
Danubit i thurja vargje
E kryqin e fatit mbaja mbi shpinë
Të tërhiqja fort litarin e kalbur të kembanes
Që binte per te lajmëruar se sot ish e djele
Dhe Zonja Bovari kish vendosur të martohej
Me Duken Filippo V, përpara se të mbretëronte Spanjën…

Dhe mbeta udheve si eunuk në kërkim të një dite pushim
Por të shtunën në darkë
Më thanë se e Djela ish dy ditë më parë
E duhej të rinisesha prap per udhe, pasi diku në cepin e një foleze në Amazone një bilbil po jepte shpirt…

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments