Aleksandër Kondo… kujtimi i legjendës, ‘arratisur’ me ëndrrën e madhe për të qënë kampion bote!
Ishte data 1 maj e vitit 1987, ku një aksident automobilistik i mori jetën kampionit absolut shqiptar të peshëngritjes, Aleksandër Kondos. Ai e la këtë botë për të hyrë në botën e mitit dhe të legjendave. I paharruar qoftë kujtimi i tij, arratisur me ëndrrën e madhe për të qënë kampion bote! Legjendat nuk vdesin kurrë!

“Çështja Aleksanër Kondo”, ende nuk është zbardhur plotësisht, sidomos ajo pjesë që ka të bëjë me vdekjen e tij tragjike e cila vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, si dhe survejimin që i është bërë atij nga ana e Sigurimit të Shtetit Shqiptar dhe segmenteve të tij që në vitin 1981, gjë e cila u bë publike për herë të parë nga ana e Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, e drejtuar nga znj. Gentjana Mara Sula, e cila në vitin 2018, i dorëzi dosjen familjes Kondo, apo më saktë babait të tij, Vangjel Kondo”

Ndonëse kanë kaluar 38 vjet nga aksidenti tragjik, kujtimi i Aleksandër Kondos, nuk do shuhet kurrë, për t’ju treguar brezave se medalja më e madhe e çdo kampioni është LIRIA!

Ilir Jano_ Korçë 2025
@NewsIn.Al

