KreuAktualitetiKostur - Korçë/Thellimi i bashkëpunimit policor i domosdoshëm.

Kostur – Korçë/Thellimi i bashkëpunimit policor i domosdoshëm.

Kastoria/Thellimi i bashkëpunimit policor i domosdoshëm.

Në kuadër të bashkëpunimit policor mes Greqisë dhe Shqipërisë, më datën 29.04.2025, në Kastoria, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Drejtues Erion Ahmeti Zv/Drejtori i Kufirit Korçë, përfaqësues të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë si dhe ndërlidhësi Policor në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Selanik z. Vilson Dine, u pritën në një takim zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme Rajonale të Policisë së Maqedonisë Perëndimore nga Gjeneral i Brigadës Z. Kostanfinos Spanoudis, Drejtori i Policisë së Kastoriasë z. Nikolas Exarchos, Drejtori i Policisë së Follorinës z. Panagiotis Georgiadis, Shefi i Departamentit të Sigurisë dhe të Huajve të GEPAAD të Maqedonisë Perëndimore z. Dimitros Stioukis si dhe nga asistenti i GEPAAD të Maqedonisë Perëndimore znj.Martha Papadopoulou.

Takimi u fokusua në çështjet policore me interes të përbashkët, si lufta kundër krimit të organizuar ndërkufitar, veçanërisht në drejtim të trafikimit të drogës dhe emigracionit të paligjshëm.

Gjatë takimit u vlerësua reagimi dhe bashkëpunimi mes Policive rajonale të të dy vendeve, pasi këto dy komponentë janë thelbësorë për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme që mund të lindin gjatë kryerjes së detyrave policore.

Drejtori Vendor i Policisë Korçë theksoi se është e domosdoshme , në interes të të dy vendeve forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet nismave dhe veprimeve, si dhe përcaktimi i pikave të përbashkëta të kontaktit për shkëmbimin e drejtpërdrejtë të informacionit.

Vlen për tu theksuar fakti se gjatë këtij tre mujori nuk ka pasur asnjë problematikë shqetësuese që lidhet me krimet ndërkufitare apo krimin e organizuar, çka vërteton bashkëpunimin e shkëlqyer midis policisë së dy vendeve.

Takimet rajonale ndërmjet policive që operojnë në të dyja anët e kufirit të dy vendeve do intensifikohen në muajt në vijim, pasi konsiderohen të nevojshme për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare por dhe për të përmirësuar shërbimin që ofrohet për qytetarët në hyrje dalje në pikat e kalimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit