Ali Ahmeti, Edi Rama dhe Shqipe Selimi përkrahën protestën masive në Hagë, krerët e shtetit të Kosovës nuk e thanë asnjë fjalë
Hagë, tubim në mbështetje të ish-krerëve të UCK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, arrestuar pesë vite më parë.
Edi Rama: “⚖️Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj”

Qyteti holandez është veshur kuqezi, teksa protestuesit kanë dhënë mesazhet e tyre në formë paqësore, përmes pankartave që mbajnë në duar si: “Lironi çlirimtarët, kriminelët janë në Serbi”, “Ne kërkojmë standard, jo justifikime”, “S’kemi heronj për të sakrifikuar”, “Gjykatës, dëshmoni integritet”, “UÇK-ja bëri luftë çlirimtare”, “Liri për luftëtarët e lirisë”, “NATO, aleatët janë në gjyq”, “Kosova viktimë, Serbia agresore”, “Gjykata Speciale, devijim special”, “Mjaft është mjaft, gjyqe publike, jo drejtësi sekrete”, “Vetëm drejtësi, jo politikë”.

@NewsIn.Al

