Ambasada Amerikane në Tiranë jep një paralajmërim për qytetarët amerikanë në mbarë botën, duke theksuar se…
Ambasada njoftim për mbarë botën: Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Amerikës
Ambasada Amerikane në Tiranë jep një paralajmërim për qytetarët amerikanë në mbarë botën, duke theksuar se situata në Lindjen e Mesme vazhdon të jetë e tensionuar për shkak të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.
“Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme”,-thuhet në njoftim.
Ambasada paralajmëron për rreziqet e mundshme për qytetarët amerikanë jashtë vendit. “Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit”.
Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të jenë të informuar për zhvillimet e fundit. “Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim”.
Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të ..

@NewsIn.Al

