KreuAktualiteti“Trëndafila në ajër…”/ Poezi nga Ermira Ifandi

“Trëndafila në ajër…”/ Poezi nga Ermira Ifandi

TRËNDAFILA NË AJËR

Mbështetur supeve të vetmisë,
përqafuar me pritjen.
Malli gërryen shpirtin
si lumi që ha shtratin e vet.

Fryma i merret pritjes,
buzëqeshja varet në rrudhën e fundit.
Mërgim —
qofsh mallkuar!

Sytë e vdekjes mbeten të hapur,
nuk morën lamtumirën e bijve.
Tokë e huaj çahet nën këmbë,
në vend të një grushti dhe,
hidhen trëndafila në ajër.

Stinët plaken nëpër udhë të harruara,
koha dergjet me shpresën ndër duar.

Athinë 23.06.2016
Ermira D.Ifandi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit