KreuAktualitetiAmbasada ruse, përgënjeshtron lajmet e përhapura, për arsyen e shpërnguljes së godinës.

Ambasada ruse, përgënjeshtron lajmet e përhapura, për arsyen e shpërnguljes së godinës.

Ambasada ruse, përgënjeshtron lajmet e përhapura, për arsyen e shpërnguljes së godinës

Të gjithë e dënojmë luftën shkatëruese në Ukrainë dhe invazionin rus, por emërtimet e tilla lënë gjithmonë shteg për keqinterpretime!

A nuk ndiqej e njëjta “vijë” dhe në burgjet komuniste, ku brenda tyre kishte vetëm parrulla për partinë dhe Enverin?

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka përgënjeshtruar lajmet se janë zhvendosur me godinë për shkak se rruga në të cilën ndodhej selia e vjetër u emërtua ‘Ukraina e Lirë’, ashtu siç në fakt u raportua fillimisht në media. Ambasada thotë se ndërtesa u inaugurua që në vitin 2019 por punimet kanë shtyrë zhvendosjen.

Reagimi i plotë:

Në lidhje me publikimin në një sërë mediash shqiptare të informacioneve jo të besueshme për zhvendosjen e pretenduar të Ambasadës Ruse në Shqipëri në një godinë të re për arsye të riemërtimit të rrugës, njoftojmë sa më poshtë:

Ndërtesa e re e Ambasadës, e pajisur për zyrën e misionit diplomatik, u përgatit dhe u hap solemnisht në prani të gazetarëve dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë në shtator të vitit 2019. Megjithatë, zhvendosja e plotë u realizua vetëm në qershor 2022, për shkak të vonesës së punimeve ndërtimore në periudhën e pandemisë.

Në të njëjtën kohë, MEPJ-së shqiptare i është dërguar një njoftim zyrtar për zhvendosjen e zyrës së Ambasadës dhe adresa e re është publikuar në rrjetet sociale.

Do të dëshironim që tani e tutje, përpara publikimit të informacioneve lidhur me punën e misionit tonë diplomatik, gazetarët të kontaktojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Ambasadës për një informacion të besueshëm.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit