KreuAktualitetiOpozita armën kryesore duhet të ketë besimin dhe sinqeritetin...mjaft o Zot me...

Opozita armën kryesore duhet të ketë besimin dhe sinqeritetin…mjaft o Zot me mashtrime ordinere…boll!

Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e Shijakut tha se rrogat dhe pensionet në Shqipëri duhet të ishin 3-fishuar. Sipas Berishës rroga mesatare në Shqipëri duhet të jetë 800-1000 euro.

Pse u kujtua tani Berisha për rritjen e pagave dhe pensioneve, kur ka qënë në pushtet më shumë se kushdo tjetër?  A nuk do ishte më i besuar të kërkonte ndjesë që vuri themelet e këtyre pagave e pensioneve në Shqipëri? Pse i la prindërit tanë me nga 40 vite punë me 140 mijë lek pension?!

Opozita armën kryesore duhet të ketë besimin dhe sinqeritetin…mjaft o Zot me mashtrime ordinere…boll!

Sali Berisha:
“Po marrim qytetarët, punonjësit, punëtorët, pensionistët, të cilët nëse deri në vitin 2013, me një arritje historike, ne arritëm të kemi si rrogëtarë, pagën mesatare më të lartë në rajon, më të lartë se Serbia, Rumani e Bullgaria. Edi Rama ka marrë borxh 500 miliardë lekë. Ka pasur një rritje nga ekonomia, 400 miliardë. Ju garantoj ju se në këto vite me 900 miliardë lekë, rrogat dhe pensionet e shqiptarëve, pa asnjë problem, mund të ishin 3-fishuar. Ne sot mund të kishim një rrogë mesatare jo 400 euro, por 800-1000 euro”, tha Berisha.
@NewsIn.Al
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit