Atentati ndaj djaloshit 19 vjeçar në Shkodër…detaje të reja.
E tmerrshme pista e hakmarrjes në Shkodër. Lidhur me ngjarjen e rëndë, të tjera detaje kanë dalë në dritë, teksa sipas gazetares Klodiana Lala, në atentat morën pjesë dy persona të veshur me të zeza dhe të maskuar me kapuç.
Siç mësohet se Erjon Xhenje është djali i xhaxhait i Shkëlzen dhe Sehar Xhenje, dy emra të njohur për policinë e Shkodrës në ngjarje të mëparshme kriminale.
Sipas gazetares Lala, dyshohet vrasja në fjalë ka si motiv hakmarrjen lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër. Më tej bëhet me dije se vëllezërit Xhenje dhe viktima Erjon Xhenje kanë lidhje shoqërore të ngushta me shtetasin Asmer Bilali, një tjetër emër i njohur për policinë në botën e krimit.
19-vjeçari mendohet se shërbente për kuajt e Asmer Bilalit dhe për gjëra të tjera për të cilat kishte nevojë.
@NewsIn.Al

