HomeAktualitetiAmbasadorja amerikane Yuri Kim takohet në Uashington me ish-ambasadorët e USA në...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim takohet në Uashington me ish-ambasadorët e USA në Shqipëri

Ambasadorja amerikane Yuri Kim takohet në Uashington me ish-ambasadorët e USA në Shqipëri

Kryediplomatja amerikane ka postuar sot në Instagram një foto nga takimi me ambasadorët Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries dhe Alex Arvizu.
Kim shprehet se ajo dhe kolegët e saj kanë pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite që prej rënies së komunizmit në Shqipëri, por shton se shumë gjëra i kanë të përbashkëta.
Ambasadori Bill Ryerson ka qënë në krah të Berishës në zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri.

“Një mbledhje e mrekullueshme në Uashington me ish-ambasadorët e Shqipërisë, Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu.
Të gjithë kemi pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite qëkur shqiptarët u liruan nga zinxhirët e diktaturës komuniste, por ne kemi një gjë të përbashkët: besimin se lidhja mes shqiptarëve dhe amerikanëve është në të vërtetë speciale, admirimin për arritjet e mëdha të shqiptarëve pavarësisht nga rrethanat, dhe optimizmin e qëndrueshëm për të ardhmen.”- shkruan ambasadorja Kim.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments