Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeAktualitetiAmbasadorja e Greqisë në Shqipër i , Konstantina Kamitsi: Ne jemi...

Ambasadorja e Greqisë në Shqipër i , Konstantina Kamitsi: Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë partnerët…

Ambasadorja e Greqisë në Shqipër i , Konstantina Kamitsi, mbajti dje një fjalim përshëndetës në takimin/workshop-in dy-ditor me temë luftën kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe ICITAP.

Në fjalimin e saj përshëndetës, Ambasadorja
✅ Vuri në dukje se trafiku i drogës nuk përbën vetëm një sfidë për zbatimin e ligjit, por edhe një kërcënim që minon sigurinë publike, shtetin e së drejtës, institucionet demokratike dhe mirëqenien e qytetarëve në të gjithë botën, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit për përballimin e këtij problemi.
✅ Falënderoi organizatorët e workshop-it, partnerët ndërkombëtarë dhe rajonalë, si dhe përfaqësuesit e SPAK dhe Policisë së Shtetit Shqiptar, duke vlerësuar vendosmërinë dhe angazhimin e tyre për të përballuar sfidat që vijnë nga trafiku i paligjshëm i drogës dhe aktivitetin e krimit të organizuar.
✅Theksoi se Greqia mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj parimeve të solidaritetit rajonal, besimit të ndërsjellë dhe veprimit të koordinuar. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë partnerët e përfaqësuar këtu për të mbrojtur sigurinë, për të forcuar shtetin e së drejtës dhe për të mbrojtur stabilitetin e rajonit tonë.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments