AMF njoftim urgjent për shqiptarët: Mos investoni kriptomonedha në këtë platformë! Mund të humbisni paratë
Platforma “NetherexPro” nuk është e licencuar për investime titujsh dhe kriptomonedhash, thekson AMF.
“Çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme. Investitorët duhet të jenë të qartë se Autoriteti nuk mund të mbrojë interesat e tyre kur investojnë në subjekte apo platforma të palicencuara/regjistruara/njohura nga AMF”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, AMF tregon se në vend nuk ka ende asnjë shoqëri që mund të ofrojë shërbime të lidhura me monedhat digjitale.
@NewsIn.Al

