…
Fjala që qesh dhe mendon, korçari që s’e harron rrënjën.
Ka njerëz që shkruajnë mirë. Ka të tjerë që shkruajnë me shpirt. Dhe janë shumë më të rrallë ata që dinë të shkruajnë me buzëqeshje, duke të prekur në zemër, pa ta bërë të rëndë mendimin. Agim Xhafka është një nga ata pak që i bën të gjitha.
Shkrimtar me penë të ngrohtë dhe humorist me sy të mprehtë për jetën, Agimi është mjeshtër i detajeve që na shpëtojnë, i fjalës që të kujton diçka nga fëmijëria, nga rruga, nga njerëzit e thjeshtë. Me “Kaso Kosën” ai ngriti një zë të veçantë në gazetarinë shqiptare, ku satira nuk ishte thjesht tallje, por pasqyrë me finesë.
Por mbi të gjitha, Agim Xhafka është korçari që nuk e mohoi kurrë Korçën. Në çdo rrëfim të tij ndien aromën e lagjes, murmurimën e njerëzve të dashur, kujtimet që vijnë nga kalldrëmi dhe kthehen në letërsi. Ai është nga ata që nderojnë qytetin jo me fjalë të mëdha, por me përkushtim të heshtur dhe punë të përditshme.
Faleminderit, Agim Xhafka, që na mëson si të qeshim pa humbur mendjen, dhe si të kujtojmë pa u ndjerë të vjetër.
Dashamir Topçiu
@NewsIn.Al

