KreuAktualitetiA'mundemi, të kërkojmë ringjalljen e shpirtit tonë? Të falim atë dashuri që...

A’mundemi, të kërkojmë ringjalljen e shpirtit tonë? Të falim atë dashuri që jep dritë

Të gjithë mbajmë mbi supe një kryq gjatë gjithë rrugëtimit të jetës sonë ku dikush do na ndihmojë,dikush do na shajë, dikush do na japi ujë dhe të tjerë uthull.Rrugëtimin tonë do t’a bëjmë çfarë do që të ndodhë. A’mundemi, të kërkojmë ringjalljen e shpirtit tonë?
Të falim atë dashuri që jep dritë në shpirt dhe jo atë dashuri që të le vetëm plagë t’a kërkojmë mirësinë brënda shpirtit tonë.
Të numërojmë të gjitha të mirat që kemi në jetën tonë…

Të mendojmë dritën në horizont ,atë dritë që ndriçon rrugën tonë edhe në errësirë.
Të respektojmë sa mundemi duart që na ndihmuan që mbajtën rëndesës dhe na dhanë ujë kurrë ne kishim shumë etje.
Këtë ndihmë të japim edhe ne kur dikush është i pafuqishëm.
Të mundemi të falim sepse “nuk e dimë ç’do na ndodhë” kjo është dhe pjesa më e vështirë në ringjalljen e shpirtit tonë.
Ç’do ditë që kalon, ç’do vdekje, ç’do festë, ç’do buzëqeshje ç’do lindje janë të shtrenjta sepse me këto do ecim bashkë gjithë jetën.
Ju uroj të mbani mbi supe kryqin më të vogël ku do zgjidhni në jetë.
Shëndet, mirësi,mëncuri, dritë dhe dashuri ju uroj të gjithëve.
KRISHTI U NGJALL!
VËRTET U NGJALL!

Athinë/ Agapi Gjika

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit