SOT MBËRTHEHET NË KRYQ
“Σήμερον κρεμάται επί ξύλου!”
Sot varet e mbërthehet mbi kryq,
Ai që ngriti e vari tokën mbi ujë.
Kurorë gjëmbash i venë rreth kokës,
Atij që mbreti i ëngjëjve, është.
E mbështjellin me porfirë të rremë,
Ai që me re, mvesh qiellin.
Mundohet, vuan dhe rrihet,
Ai që në ujin e Jordanit, Adamin e çliroj.
Me perona e mbërthyen, dhëndërin e kishës.
Me heshtë, u shpua biri i Virgjëreshës.
I përulemi dhimbjeve, vuajtjeve të Tua, Zoti Krisht!
Dhe na trego Anàstasin, Ringjalljen tënde të plotlavdishme!
————-
(Këndohet të Enjten e Madhe të javës së Pashkës,
sipas Matheut, (κζ΄ -3 -32) Antifoni (15)
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri ©
(Botuar tek, “Fragmenta Littreraria” 1, I.V.B., v. 2023, fq. 42)
Ilustrimi: Pamje e trishtuar, nga kisha e keqtrajtuar në kohë, e Kryeëngjëllit Mihail (Shën Millit) Voskopojë 1722 – 1725.
PASHKË TË GËZUARA PËR TË GJITHË
@NewsIn.Al

