HomePolitikaKandidati i PD Andrea Mano diskutoi me farmacistin Robert Rrapi krizën e...

Kandidati i PD Andrea Mano diskutoi me farmacistin Robert Rrapi krizën e thellë në sistemin shëndetësor, i cili sot krahasohet vetëm me vendet e botës së tretë.

ANDREA MANO Kandidat për deputet Qarku Korçe

Sistemi shëndetësor dhe ai farmaceutik po lëngojnë prej 8-të vitesh nga keqmenaxhimi dhe politikat abuzive, që e kanë lënë shëndetin publik në duart e oligarkëve të Ramës.

Kandidati i PD Andrea Mano diskutoi me farmacistin Robert Rrapi krizën e thellë në sistemin shëndetësor, i cili sot krahasohet vetëm me vendet e botës së tretë.

Shqipëria është vendi unik në Europë, ku pacienti paguan gjithçka vetë, pasi rimbursimi i medikamenteve është në nivele qesharake, duke zënë deri 0.3% të GDP.

Pandemia nxorri në dritë dhe faktoi që shëndetësia ka prekur fundin, ndërsa qytetarët kanë qenë të detyruar të paguajnë vetë çdo shpenzim për tu kuruar nga Covid-19 edhe pse qeveria caktoi një fond prej 12 milion euro për rimbursimin e një pjese të vogël të të infektuarve.

Konçesioni i shërbimit të laboratorëve, që nuk ndodh askund dhe përjashtimi i farmacistëve nga proçeset vendimmarrëse ishin të tjera problematika që kanë rrënuar sistemin shëndetësor.

Kandidati Mano e konsideroi jetike ndërhyrjen për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rikonceptimin e shërbimit shëndetësor, ku rimbursimi do të kryhet sipas diagnozës dhe jo sipas skemës aktuale kufizuese.

Programi i PD për shëndetësinë vendos në qendër të sistemit pacientin, sipas parimit “Paraja ndjek pacientin”, ndërsa do të rishikohet baza ligjore, që mundëson kontroll të plotë mbi barnat që futen në Shqipëri, të cilat do të përmbushin standartet më të larta europiane,-tha kandidati Andrea Mano.

#bashkë_për_ndryshim #për_korçën #ShqipëriaFITON #korçafiton #voto_PD #25Prill #bashkohemi #përNdryshim #Voto7_Andrea_Mano

#Newsin. Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments