KreuAktualitetiAnëtari i Këshillit Kombëtar si dhe ish kryetari i Partisë Demokratike dega...

Anëtari i Këshillit Kombëtar si dhe ish kryetari i Partisë Demokratike dega Vlorë, Genc Dermomemaj është emëruar në krye të kadastrës së Vlorës

Anëtari i Këshillit Kombëtar si dhe ish kryetari i Partisë Demokratike dega Vlorë, Genc Dermomemaj  është emëruar në krye të kadastrës së qytetit bregdetar.

Ky pozicion mbahej në mënyrë të përkohshme nga Paloa Sulaj e komanduar pas dorëheqjes së Erjon Galanxhit i cili dha dorëheqjen pas 3 muajsh në detyrë.

I diplomuar për inxhinieri Hidroteknike në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në vitin  2002  Deromenaj u aktivizua në jetën politike si pjesë  e Grupimit Studentor të PD-së në Fakultetin e Ndërtimit Tiranë si dhe mbështetës i fushatave elektorale të PDSH.

Ndërsa nga viti 2018 deri në vitin 2022 ai ka mbajtur postin e kryetarit të Partisë Demokratike në Vlorë.

Ndërsa nga viti 2022 e deri një javë më parë, ai ishte anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

@Newsin.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit