Bien pretendimet e Berishës për manipulimin e zgjedhjeve, ja çfarë thotë raporti i BE
Gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit janë prezantuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Procesi, sipas tyre, ka qenë transparent dhe i qetë. Por, shton se administrata nuk i shpëtoi ndikimit.
“Delegacioni arriti në përfundimin se zgjedhjet ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale. Megjithatë, kishte një sfond shumë të polarizuar të zgjedhjeve. Kandidatët nuk po garonin në një nivel të barabartë. Edhe pse shumica e tyre ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht, disa u ankuan për frikësim”.
Vëzhguesit ndërkombëtarë vlerësuan rolin e SPAK në zgjedhje: “Një përparim pozitiv ishte krijimi i një mekanizmi të ri koordinimi për të hetuar dhe ndjekur penalisht shkeljet zgjedhore. Delegacioni vlerësoi punën e bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit, struktura speciale kundër korrupsionit kundër krimit të organizuar, e ashtuquajtura SPAK, si dhe nga zyra e prokurorit dhe Komisioni Qendror Zgjedhor, të cilat u koordinuan në mënyrë efektive për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.”
Deri kur do vazhdojë justifikimi i Berishës për vjedhjen e zgjedhjeve?
@NewsIn.Al