Anglia sytë nga Shqipëria? Kryeministri Starmer i hapur për të sjellë azilkërkues.
Shqipëria edhe njëherë tjetër del në pah, si një model për tu ndjekur edhe nga Britania e Madhe në zgjidhjen e problemit të emigrantëve ilegal pas dështimit të dërgimit të emigrantëve në Ruanda.
Të gjitha gazetat e të dielës në vendin ishull, fokusohen në takimin pritshëm të së dielës në Romë të kryeministrit Sir Keir Starmer me homologen Meloni.
Sunday Telegraph raporton se përpara këtij udhëtimi kryeministri Starmer është pyetur si e shikon ai marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë dhe a mund ta realizojë Britania e Madhe një të ngjashme.
Sunday Express ka një titull më shumë se optimist për një marrëveshje Londër-Tiranë si ajo e firmosur nga Meloni dhe Rama.
“Kryeministri i hapur të dërgojë emigrantë në Shqipëri” është titulli kësaj gazete.
Edhe gazeta Indipendent me një qasje pro emigrantve shkruan për këtë çështje duke i vendosur shkrimit titullin “Kryeministri i hapur për të dërguar offshore azilkërkuesit në Shqipëri”.
Dëshira e britanikëve mund të jetë e madhe në realizimin e një marrëveshje të ngjashme me Italinë por ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare.
Në forumin e Komunitetit Politik Europian mbajtur në Angli në 18 Korrik, kryeministri Starmer shpenzoi një kohë të gjatë duke bashkëbiseduar me homologun shqiptarë Edi Rama. Padyshim emigracioni ilegal drejt Anglisë dhe çfarë arriti Rama me Melonin duhet të kenë qenë temë qendrore mes tyre.(VoxNews)
@NewsIn.Al