Anthony Blinken: Ministri i Jashtëm amerikan do të jetë në Greqi në shkurt
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken priitet të vizitojë Greqinë muajin e ardhshëm . Sonte kreu i Departamentit të Shtetit do të takohet me homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken mbërrin në Athinë për një vizitë dyditore më 20 dhe 21 shkurt, në kuadër të një turi të rëndësishëm që përfshin Turqinë dhe Izraelin.
Siç tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit, i cili foli për Star, Blinken do të marrë pjesë në dialogun strategjik midis Greqisë dhe SHBA-së, ndërsa në të njëjtën kohë në takimin 3+1 mes Greqisë, Izraelit, Qipros dhe Shteteve të Bashkuara.
“Takimi do të nxjerrë në pah të gjitha çështjet e ndezura që kanë të bëjnë me rajonin më të gjerë të Mesdheut Lindor”, nënvizoi i njëjti zyrtar i Ministrisë së Jashtme amerikane.
@NewsIn.Al

