Anthony Hopkins: “Lërini të shkojnë njerëzit që nuk janë gati t’ju duan. Mos e zgjatni bisedën me njerëz që nuk duan të ndryshojnë. Shmangiuni njerëzve që nuk kanë asnjë interes ndaj pranisë tuaj.
Nëse filloni të luftoni për një jetë të gëzuar, interes dhe përkushtim, jo të gjithë do të jenë gati t’ju mbështesin.
Nëse nuk ju pranojnë, ju kthejnë shpinën, ju braktisin apo ju fyejnë, për kohën dhe kujdesin që ju u kushtoni, mos vazhdoni ua ofroni më kohën, energjinë dhe jetën tuaj. E vërteta është se ju nuk jeni për të gjithë dhe jo të gjithë janë për ju.
Kjo është ajo që e bën kaq të veçantë rastin, kur gjen njerëz, me të cilët miqësia ose dashuria ju shpërblehet.
…..Nuk është detyra juaj të ekzistoni për njerëzit dhe t’u jepni atyre jetën tuaj!…Vendimi për t’u distancuar nga njerëzit e dëmshëm do t’ju kthejë dashurinë, vlerën, lumturinë dhe mbrojtjen që meritoni” (Përktheu: Bajram Karabolli)
@NewsIn.Al

