Ardit Gjebrea tha se u tërhoqën nga “Kënga Magjike” se ishin semurë! Arilena Ara thumbon: Shëndeti, si kurrë më parë
Pas përhapjes së lajmit për tërheqjen nga festivali të dy artistëve, reagoi producenti dhe prezantuesi Ardit Gjebrea, i cili deklaroi se Pirro Çako ishte sëmurë, ndaj nuk mund të performonin në natën finale.
Por, pas deklaratës së Ardit Gjebreas, ka reaguar edhe këngëtarja Arilena Ara e cila ka thumbuar producentin.
Në një postim në Instagram, artistja falenderoi fansat, ndërsa thumboi Ardit Gjebrean duke u shprehur se “urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë.”
@NewsIn.Al

