Friday, July 17, 2026
spot_img
HomeAktualitetiArmando Duka zgjidhet president për herë të 7-të radhazi në krye të...

Armando Duka zgjidhet president për herë të 7-të radhazi në krye të F$HF-së.

Armando Duka zgjidhet president për herë të 7-të radhazi në krye të F$HF-së.

Rekord më vete. Demokraci “alla futboll shqiptar”. Pa kundërshtar, pa garë, pa surpriza. Më shumë unanim se në kohët e vjetra.

Drejtuesit e klubeve në radhë, vota lart, buzëqeshje para kamerave dhe pastaj çudi pse ankohen për arbitrat, për kushtet në “Air Albania”, për fushat, për licencimet, për Superioren.

Po kush i mban këta aty?

Kush i voton?
Kush i bekon?

Mos u ankoni për gjyqtarët janë produkt i sistemit që vetë e vulosët.

Mos u ankoni për stadiumet janë pasqyra e votës suaj.

Mos u ankoni për skemat e kampionatit nëse skenarin e keni firmosur vetë.

Sot votohet me dorë, nesër ankohemi me zë.

Sot heshtet në sallë, nesër bërtitet në studio.

Superiore? Europë? Kategori e Parë?

Vendos fusha apo vendos “sistemi”?

Në fund, pyetja mbetet e thjeshtë:
A e duam vërtet ndryshimin apo na pëlqen stabiliteti i përjetshëm?

Satirë apo realitet? Këtë vendoseni vetë. 🔥

www.albaniasoccer.com

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments