KreuAktualitetiArratisen si nëpër filma çifti shqiptar nga burgu në vendin fqinj

Arratisen si nëpër filma çifti shqiptar nga burgu në vendin fqinj

Arratisen si nëpër filma çifti shqiptar nga burgu në vendin fqinj

Një çift shqiptarësh ka “ngritur në këmbë” policinë në Pesaro, pasi, teksa i kishin mbetur vetëm pak ditë nga vuajtja e dënimit janë arratisur.

Ata janë arratisur nga një fermë në të cilën autoritetet italiane i kishin detyruar për të punuar pasi ishin në gjysmë lirie për shkak të sjelljes së mirë dhe nuk e vuanin dënimin vetëm në qeli.

Emilian Bici 43 vjeç dhe Ermelinda Spahiu 38 vjeç nuk u paraqitën në burg pasditen e së martës, kur ishte edhe orari në të cilin duhet të ktheheshin nga puna në fermë me autobusin që i kthente çdo ditë në burgun e Pesaros.

Mediat italiane raportojnë se çifti u arrestua pas një tentative vrasjeje të ndodhur në janar 2018 në Punta Marina, kur gjatë një sulmi të përgjakshëm ku mori pjesë edhe një person i tretë i arrestuar, një 57-vjeçar u godit me thikë pranë një lokali dhe më pas autorët u larguan nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur.

Gjatë hetimeve, Bici u kap në Napoli ndërsa gruaja pranë Fanos.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se Spahiut i kishin mbetur vetëm 5 ditë deri në fund të dënimit.

Siç raportohet nga shtypi italian, çifti është në kërkim në të gjithë Italinë

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit