“American dream” Histori e jashtezakonshme.
Ashtu sic u rrefye kjo histori, ne brigjet joniane dhe pikerisht ne shtator, sikunder jemi dhe tani, po aty me rastisi dhe mua qe ta lexoj.
Librin e kisha blere pak muaj me pare, ne pritje per t’i ardhur momenti i leximit. Qe kur me ra ne dore, isha e bindur qe do te ishte terheqes, jo vetem se degjova shume gjera interesante duke qene e pranishme ne diten e promovimit te ketij libri , ne Korce , por edhe per faktin se e ka shkruar nje nder shkrimtaret bashkekohore tashme te preferuar per mua, prof.Eris Rusi .
Ashtu sic e prisja edhe me rezultoi pergjate gjithe leximit.Vertet nje histori e jashtezakonshme e Z.Beqir Potka , e cila te motivon qe planet qe ke ndermend ti cosh perpara drejt nje finalizimi ose edhe nese s’ke te frymezon plot ide qe te mos qendrosh ne vend e te presesh para nga qielli. Nje meny e gatshme menyrash se si te arrish sukses ne jete, pavaresisht fushes qe ti zgjedh t’i perkushtohesh.
Me pelqeu motoja “ Asgje nuk jepet falas” sikunder dhe e dime te gjithe, por jo te gjithe e besojme, ama “ guxo dhe beso, o njeri” – thote mister Potka.
Ka vertet nje Zot per kedo qe beson.
Historia eshte nje larmishmeri ngjarjesh jo fort te zakonta, por ne menyre te jashtezakonshme, terheqese dhe bindese e ka thurrur pena e profesor Erisit.
Megjithese nuk eshte nje liber qe rekomandohet per pushime ne plazh, mua me dha kenaqesi dhe emocione te vecanta, duke i ndare edhe me familjaret e mi, te cilet i perjetuan po njelloj.
Bravo mister Potka!
Urime profesor Erisi!

