Arrestohet në Igumenicë shqiptari që kërkohej nga Belgjika për trafik droge!
Një person i shpallur në kërkim nga Belgjika për trafik drogë është arrestuar në kufirin greko-shqiptar.
Personi i arrestuar është Fatjon Shuli.
Shqiptari është ndaluar në Sajadhë, Igumenicë pas verifikimit nga Sektori i verifikimit të pasaportave të Sajadhës dhe policisë së Filatit.
Ai rezulton i kërkuar nga autoritetet belge për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge, tentativë vjedhje dhe përvetësim pasurie. Dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë.
Ai do të dërgohet në gjykatën e Korfuzit, ku edhe do të mbahet në paraburgim. Pritet që çështja e tij t’i dërgohet Gjykatës së Lartë të Greqisë, e cila do të vendosë për ekstradimin ose jo të tij në Belgjikë.
Arturo Selimllari_Në Korçën tonë
@NewsIn.Al

