KreuAktualitetiMandati i Berishës_ Opozita ka njoftuar se ditën e hënë do të...

Mandati i Berishës_ Opozita ka njoftuar se ditën e hënë do të nisë protestat, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen.

Opozita ka njoftuar se ditën e hënë do të nisë protestat, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen.

Ndërsa ditën e hënë do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të diskutuar kërkesën e SPAK, e cila kërkon heqjen e imunitetit për ish-kryeministrin, Sali Berisha, mbështetësit e këtij të fundit do të mblidhen në protestë.

protestuesit do të mblidhen para Kryesisë së Kuvendit në orën 12:00, që përkon me mbledhjen. Mbështetësit e Rithemelimit të Berishës do të mblidhen në mbështetje të ish-kryeministrit, por edhe për situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë, me shkeljet kushtetuese dhe cenimin e të drejtave të opozitës.

Nuk dihet ende se cili është skenari i kësaj proteste, ndërsa pritet që detajet të mësohet në vijim.  Më 12 dhjetor SPAK i dërgoi shkresën zyrtare Kuvendit për leje, me qëllim shtrëngimin e masës në arrest shtëpiak ndaj Berishës.

Në shkresën e e firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani kërkohet ndryshimi i masës nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest me burg ose arrest shtëpie”.

Berisha dhe dhendri i tij, Jamarber Malltezi po hetohen nga Prokuroria e Posaçme për vepra penale të korrupsionit në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” dhe ndërtimin aty të 17 pallateve – një biznes që sipas SPAK i mundësoi Malltezit që të fitonte 5.4 milionë euro nga ndërtimi.

Sipas prokurorisë, Malltezi arriti të transformojë një trashëgimi modeste prej 113.7 m2 tokë në një pasuri prej miliona eurosh përmes kontratave sekrete dhe vendimeve të Berishës në favor të biznesit të tij.

Berisha dhe Malltezi i kanë cilësuar akuzat si hakmarrje politike e orkestruar nga kryeministri Edi Rama dhe nuk i është nënshtruar masës së sigurisë. Përmes avokatëve të tij, Berisha ka nisur gjithashtu një betejë ligjore për t’i rrëzuar vendimet e Gjykatës si të kundraligjshme, duke argumentuar se masat ndaj tij ishin vendosur në shkelje të Kushtetutës. Nën hetim është dhe bashkëpronari i këtyre kompanive, Fatmir Bektashi.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit