Meqe keto dite kane qarkulluar lloj lloj komentesh per letrat e derguar tek Nobeli kunder shkrimtarit tone, po ju shkeput nje copez nga fjalimi qe Andrić, mbajti para akademise se Nobelit ne vitin 1961 kur mori kete çmim:
…Nuk eshte e rendesishme nese nje shkrimtar pershkruan nje histori te tashme, te shkuar, apo guxon te zhytet ne te ardhmen; ajo qe ka me teper rendesi eshte shpirti me te cilen e rrefen kete histori qe e ka frymezuar dhe mesazhin qe u percjell njerezve.
Natyrisht per kete nuk ka ndonje rregull, secili e ben kete sipas nevojes se brendeshme, sipas perceptimit te tij dhe sipas talentit te tij, te trasheguar apo fituar dhe sipas fuqise se tij shprehese.
E rendesishme eshte qe duhet lejuar qe secili ta beje kete lirshem, pasi secili mban vete pergjegjesi morale per ate qe shkruan.
E rendesishme per rrefimtarin eshte vetem nje gje; ajo qe vendos tu tregoje njerezve te kohes se tij, te mos jete e helmuar nga urrejtja, apo te frymezoje dike per te gjemuar armet. Nje veper duhet te nxitet vetem nga dashuria dhe te udhehiqet nga shkelqimi i shpirtit te njerezve te lire.
P. S cfare bene shkrimtaret tane te realizmit socialist? Te kunderten. Glorifikuan diktatorin dhe nxiten urrejtjen pwr kundershtaret e regjimit . Kaq kisha per kete teme!
Roland Beqiraj, Korçë 14 dhjetor 2023
@NewsIn.Al

