SPAK merr në pyetje gazetarin Qyno. Reagon Unioni i Gazetarëve: E paprecedentë, gazetari s’e dekonspiron burimin
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë njoftoi se po e ndjek me vëmendje të veçantë rastin pyetje gazetarit Elton Qyno, që u mor në pyetj për disa orë me radhë nga SPAK, duke kërkuar prej tij të tregonte burimin e informacionit për lajmet që publikonte në media për dosjen e Nuredin Dumanit.
Kreu i UGSH, Aleksandër Çipa nënvizoi faktin se në çdo rast, gazetari ka të drejtë të mos tregojë burimin e informacionit, një parim i njohur në gazetari.
Nëse kemi të bëjmë me një rast që quhet i paprecedentë për raportin e së drejtës që ka gazetari për të mos dekonspiruar burimin dhe këmbënguljen e drejtësisë për ta pasur atë burim, atëherë kjo natyrisht që do marrë një dimension tjetër dhe në këtë cështje do të përfshihen jo vetëm elementët e avokatisë, por edhe për ta dimensionuar atë edhe si një histori që është e re dhe ka të panjohurat e veta.
Po e ndjekim cështjen me shumë vëmendje. Presim sa më parë të kemi një njoftim zyrtar. Reagimi jonë do jetë ashtu sic meriton të jetë”, tha ndër të tjera Çipa.
@NewsIn.Al

