QYTETI KITARË/ Agim Xhafka
Kur dëgjoj thirrjet :”Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”,u them:”Po bëjeni si Korça,bre lalkë”. Se atdheu do jetë më i bukur,më i dashur,më i qetë dhe më i pasur. Po the Korçë ke thënë prind,ke thënë jetë,ke thënë ëndërr,emocion,mallëngjim e ngazëllim. Qyteti edhe formën e ka si kitarë të shtrirë në prehrin e Moravës. Me telat që ia lëviz era e Qarrit,suferina e Cangonjit apo fëshfërima e Mborjes.Korça është materniteti i matematikës,i sportit,i kulturës dhe i novacionit. Zoti e ka bekuar me toka pjellore,me male plot kurora,me ujra që e xhelozojnë edhe birrën,me dëborën që sikur del nga çentrot punuar me grep prej korçarkave syshkruar.
Korça ime është dashuria ime,ajo është jeta ime,sigurisht dhe serenata ime…

Agim Xhafka_ Në Korçën tonë, 2019
@NewsIn.Al

