Tuesday, May 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiArrestohet qytetari që bënte kontrabandë:(pije, produkte ushqimore dhe 40 litra naftë)...Ky është...

Arrestohet qytetari që bënte kontrabandë:(pije, produkte ushqimore dhe 40 litra naftë)…Ky është sukses i policisë kufitare!!!

Pa asnjë koment, po postojmë lajmin e kolegëve të Korça Report, për suksesin e jashtëzakonshëm të policisë kufitare për goditjen e kontrabandës …

Shpëtuam, më në fund!

– Mallra ushqmimore dhe naftë kondrabandë, ndalohet 56 vjeçari që tentoi ti kalonte në Qafë-Thanë.

Policia Kufitare godet një tjetër rast të aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra nëpërmjet doganës së Qafë-Thanës.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë mësohet se kaluan në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Elbasan, i cili u arrestua.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara (pije, produkte ushqimore dhe 40 litra naftë). Gjithashtu, gjatë këqyrjes së mjetit u konstatua ndryshim në vëllimin e serbratorit të tij, informon policia.(Korca Report)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments