KreuAktualitetiKur preshi nuk përdoret vetëm për të ngrënë, mos prit gjë të...

Kur preshi nuk përdoret vetëm për të ngrënë, mos prit gjë të hajrit…nafta u lirua 3 lek, benzina u shtrenjtua 3 lekëëë

Kur preshi nuk përdoret vetëm për të ngrënë, mos prit gjë të hajrit…nafta u lirua 3 lek, benzina u shtrenjtua 3 lekëëë
Paaftësi që mbyt e gllabëron çdo fantazi!
Mos u çudisni…
Ne jetojmë në një vend ku preshi përdoret për të fluturuar…është e vërtetë kjo! Kur preshi të “hyn” prodhon “doktorë” që shkatërojnë mjekësinë, akokatë e gjyqtarë që shkatërojnë drejtësinë, pedagogë universiteti që shkatërojnë diturinë, bankierë që shkatërojnë ekonominë…drejtues e qeveritarë që shkatërojnë çdo gjë që duhet të ndërtojnë…
Dhe jeta vazhdon se duhet të vazhdojë…efektet çudibërëse të preshit, të reflektuara kudo, në shumë njerëz me karrige pas b*the, nuk të lënë as të fantazosh…

Fantazitë kanë por edhe s’kanë nevojë për kontekst që të realizohen… ndoshta e prodhojnë vetë kontekstin, ndoshta i prodhon konteksti, por më shumë i prodhon pasiviteti i njerëzve…
Errësira dhe monologu i bën të trishtuara fantazitë…
Çfarë dialogu mund të bësh?! Njerëzit e zakonshëm pyesin, ngrenë supet dhe fantazojnë… “të preshit” që duhet të përgjigjen,  tallin b*thën, fluturojnë…

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit