Arrestohet vrasësi me pagesë Dorjan Keqi, autor i dyshuar për vrasjen e ish-drejtorit të Tensionit të lartë të Veriut, Saimir Jakut.
Ai u arrestua nga policia e Lezhës, 6 vite pas krimit të rëndë. Burime policore bënë me dije se në banesën e vrasësit me pagesë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM
Kujtojmë se ngjarja ku u ekzekutua Jaku dhe u plagos një shok i tij, ndodhi në Mirditë më 9 shtator të 2016-ës, në një nga lokalet e Rrëshenit.
Në atë kohë dëshmitarët thanë se një person i armatosur dhe i maskuar kishte dalë nga automjeti tip “Benz” dhe kishte qëlluar me bresheri automatiku në drejtim të Saimir Jakut. 33 vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa mbeti i plagosur miku i tij, Gjergj Prenga 50-vjeç nga Rrësheni i cili po pinte kafe me viktimën.(NewsBomb)
E tmerrshme…jeta e njeriut ne nje peshore parash…
@NewsIn.Al

