KreuAktualitetiARRSH del me NJOFTIM: Nga 20 shkurti, kufizohet qarkullimi në aksin Elbasan-...

ARRSH del me NJOFTIM: Nga 20 shkurti, kufizohet qarkullimi në aksin Elbasan- Qafë Thanë…

ARRSH del me NJOFTIM: Nga 20 shkurti, kufizohet qarkullimi në aksin Elbasan- Qafë Thanë…

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se për shkak të punimeve për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë do të ketë kufizim të qarkullimit në këtë aks deri më 20 shkurt.

Përmes një njoftimi të postuar në faqen zyrtare në Facebook, ARRSH sqaron se bëhet fjalë për zonën e Mirakës ku kanë filluar punimet e shtrimit me binder me qëllim lehtësimin e qarkullimit të mjeteve që kalojnë në këtë aks.

“Në zbatim të punimeve të kontratës ‘Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë, Faza II’, në zonën e Mirakës kanë filluar punimet e shtrimit me binder me qëllim lehtësimin e qarkullimit të mjeteve që kalojnë në këtë aks. Punimet do të zgjasin deri më datë 20 shkurt. Ju njoftojmë se në këtë segment, gjatë kryerjes së punimeve, qarkullimi i mjeteve do të kryhet me një sens lëvizjeje. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve si dhe të banorëve të zonës”, sqaron ARRSH.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit