KreuAktualitetiAsfalti qe vret...pakujdesia, shpejtesia, cilesia e rrugeve, sinjalistika dhe policia qe duhet...

Asfalti qe vret…pakujdesia, shpejtesia, cilesia e rrugeve, sinjalistika dhe policia qe duhet te jete rregullatore e qarkullimit!

ZËVENDËSDREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT ALBERT DERVISHAJ, DEKLARATË PËR SHTYP

“Së pari, në emër të Policisë së Shtetit i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të personave që humbën jetën sot në ngjarjen e ndodhur në aksin Fier – Vlorë.

Pavarësisht çdo rezultati të viteve të fundit, pavarësisht çdo trendi pozitiv në uljen e humbjeve te jetes apo të lenduarve, ngjarjet rrugore vijojnë të marrin jetë dhe për Policinë e Shtetit, çdo jetë e humbur në rrugë është shumë dhe do vijojë të konsiderohet shumë dhe e papranueshme, edhe sikur të ishte një jetë e vetme.

Jemi sinqerisht të keqardhur që pavarësisht prezencës së shtuar të Policisë Rrugore në të gjitha akset kryesore të vendit, sidomos tani gjatë sezonit të verës, angazhimi ynë me burime njerëzore dhe mjete teknologjike, ndonjëherë nuk mundet të parandalojë tragjedi të tilla.

Së dyti, dua të siguroj gjithë familjarët dhe të afërmit, si dhe opinionin publik, se ngjarja e sotëm po hetohet me kujdesin maksimal për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë në këtë rast tragjik.

Së treti, dua të theksoj se angazhimi ynë maksimal në terren ka nevojë për mbështetje, për mirëkuptimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve. Ngjarjet rrugore sot marrin katër herë më shumë jetë se ngjarjet kriminale në vend dhe besoj kjo është mjaftueshëm për këdo të kuptojë se sa e rëndësishme është sjellja e kujtdo, në rrugë.
Së fundmi, dua t’i siguroj të gjithë se Policia e Shtetit do të vijojë të përforcojë masat, jo në funksion të ndëshkimit si qëllim, por për të mos lejuar që drejtuesit e mjeteve t’i kthejnë këto të fundit në rrezik real për veten dhe qytetarët e tjerë.”

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit