KreuKulturë / Art"Asgjëja është e vetmja gjë që mbush brendinë time" _Letër babait/ Luerda...

“Asgjëja është e vetmja gjë që mbush brendinë time” _Letër babait/ Luerda Avdiaj

Letër babait I

“Asgjëja është e vetmja gjë
që mbush brendinë time”

Bën vjeshtë shpirtit
ranë edhe ato pak gjethe
të poezisë sime
për dashuritë e kryera e të pakryera
prej kohës kur ike.

Hapat më kanë ngecur
vetvetja mbetur fytit është
nuk kapërditen ditët
kur mëson si janë humbjet
e përjetshme.

Asgjëja është e vetmja gjë
që mbush brendinë time
në këtë stinë trishti
të gjatë deri në vijat e bardha
flokëve të mi.

Unë kurrë s’të tregova se si jam
asnjë mot të jetës sime
dhe tani “mirë jam” prej teje
mbytur është syve të mi
prej asaj nate.

Dimër 2022
▪︎Copyright Luerda Avdiaj

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit