-ME AROMË DASHURIE DO TË MBUSHEN UDHËT-
Trotuareve të ftohtë oshëtijnë
Hapat e mia nëpër qytet pa ty
Dhe drithma e një pranvere
Që frikë ka t’më shoh në sy…
“Budallaçkë e vogël,- i them – eja pa frikë,
Një hap pas teje është dhe ai,
A nuk e ndjen gurgullimën e zemrës
Që shkrin ditët e shkurtit?!
Do t’vij ai e diellit, buzëqeshjet do t’i çelin,
Mijëra bulëza të verdhe drite
Nga supet e mia do t’shkunden
Udhët të mbushin me aromë dashurie”…

-ARMENIDA-
Shkurt 2023
