KreuAktualitetiAsnjë herë mos harroni... "Shën Maria është pranë jush, mjafton që të...

Asnjë herë mos harroni… “Shën Maria është pranë jush, mjafton që të kërkoni ndihmën e saj”!

Dita e Shën Mërisë – Pashka e beharit!

Them se jeta është një gjë e zbrazët, nëse mungon dëshira e madhe…
Dhe çdo dëshirë është e verbër, në mos qoftë dituria…
Dhe çdo dituri është e kotë, në mos qoftë puna…
Dhe çdo punë është e kotë , në mos qoftë dashuria!
Dhe kur punojmë me dashuri, lidhemi me veten tonë ,e me njëri- tjetrin…
“Lidhemi me ZOTIN”!

Nëse shikoni marinar me veshtrim të lodhur, rrethuar nga fytyra “të kripura”…ose ushtar që fytyrën ka lyer me ngjyrën e tokës, ose një fëmijë që shkon për herë të parë në shkollë, ose një shofer që mer udhën për një rrugëtim të gjatë, ose një njeri që rënkon në një shtrat spitali, ose një femër që pret nga min në minutë të bëhet nënë, ose një njeri që kërkon drejtësi :
-Mos harroni, të kujtoni se të gjithë, në e njëjta SHËN MARI luten për t’i ndihmuar…
Ajo, e njëjta SHËN MËRI i ndihmon të gjithë, TË GJITHË, mjafton që të besosh!
Asnjë herë mos harroni…
“Shën Maria është pranë jush, mjafton që të kërkoni ndihmën e saj”!

Ilir Jano

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit