Friday, October 16, 2026
spot_img
HomeAktualitetiAsnjë reagim për protestën, Ambasadori Amerikan i shkon në zyrë Shefit të...

Asnjë reagim për protestën, Ambasadori Amerikan i shkon në zyrë Shefit të Shtabit/ Çfarë u diskutua…

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt nuk ka bërë ende asnjë reagim për protestën e dhunshme që po mbahet në Tiranë, e cila momentalisht ndodhet në kaos ku prej më shumë se 3 ditësh po zhvillohet një betejë e përgjakshme me policinë.

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt sot ka qenë në zyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Arben Kingji.

Lajmin e ka bërë me dije vetë gjenerali i cili shfaqet i lumtur për takimin me përfaqësuesin e lartë amerikan duke treguar edhe se çfarë diskutuan me njëri-tjetrin. Në postimin e bërë në facebook shkruhej:

“Kënaqësi të zhvilloja një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Eric Wendt. Gjatë takimit, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerit tonë strategjik në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në drejtim të modernizimit të kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura. Theksova angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive”.

Teksa Shqipëria po përballet me ditë të vështira për shkak të situatës së krijuar nga protestat e fuqishme, ambasadori Eric Wendt ka gjetur pikërisht këtë moment për të takuar gjeneralin Kingji.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments