Asnjëherë nuk do lodhem së shkruari fjalë dashurie për qytetin në formë zemre, të cilin Perëndia e bekoi përjetësisht…sepse ti je dashuri Korça ime!
❣️Krishtlindjet janë ditët më të bukura të vitit. Atmosfera festive ndihet kudo. Në Shqipëri gjendet një qytet ku për festa pak kush e kupton , ndodhet në Shqipëri apo është ndonjë qytet Europian. Ky qytet është KORÇA.. . Korça e bukur e serenatave, ku çdo rrugicë e saj duket sikur këndon dhe vallëzon në të njëjtën kohë. Ky është qyteti që të buzëqesh pareshtur, të fton dhe të josh të hidhesh në krahët e historisë, kulturës, traditës dhe argëtimit që ta jep pa u kursyer nëpërmjet tingujve muzikorë të kitarave dhe zërat që i këndojnë dashurisë.. 
❣️E quajnë Qyteti i Serenatave, Qyteti i Dashurisë, Qyteti i Artit, Qyteti i Shkollës së Parë Shqipe, Qyteti i Birrës, Parisi i Vogël dhe po ta shohësh nga afër, gjen plot cilësi të tjera që të ftojnë ta vizitosh sërish Korçën…
Viki Jano, Athinë 2023
@NewsIn.Al

