Nuk është në natyrën time të bëj postime të tilla por sot i kam ca fjalë:
“Më duhet te sqaroj dikë, lidhur me diçka”.
Shkolla 9-vjeçare e fshatit Vinçan, 5 km nga Korça (ku janë edhe rrënjët e mia) nga themelimi i saj e deri sot mban emrin e gjyshit tim, në nder të tij.
Avdulla Asabella.
Patriot i vërtetë, bashkëudhetar dhe mik i afërt i F. Noli-t, anëtar i Shoqatës “Vatra”, i cili në ato vite la Bostonin dhe ju bashkua Çështjes Kombëtare!
L.A.N.Ç e gjeti në ballë të luftës dhe ra në operacionin e dimrit. (detaje dhe hollësi gjeni në plot libra të kohës)
Personalisht nuk munda ta njoh nga afër ( im At i vogli i 8 fëmijëve, e unë më i vogli i nipërve) por jam rritur duke dëgjuar për figurën e tij.
E si rrjedhojë, e pashmangshme përfshirja ime në vorbullën e atdhedashurisë.

