Shqipëri atdheu im më mbush plot me krenari!/
“Jemi ne Kuq e Zi”_ Ese nga Kejsi Selimas.
Sa herë vijnë festat e Nëntorit edhe ne fëmijët e ndjejmë më shumë krenarinë e të qenit shqiptar.
Ndjehemi pasardhës të patriotëve që luftuan për shpalljen e “Pavarësisë” më 28 Nëntor 1912, pasardhës të bijve e bijave më të mirë të këtij vendi që dhanë jetën në luftën për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj më 29 Nëntor 1944!
Janë të dyja festat bashkë 28 dhe 29 Nëntori, dy Ditë që shkruajnë historinë tonë më të lavdishme.
Jemi fëmijë dhe mbase këto rreshta që shkruaj duken si “jashtë kohe”, por unë ndjehem krenare që shkruaj dhe festoj në Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit të Shqipërisë!
Sepse unë jam shqiptare, mendoj shqip, flas shqip, shkruaj shqip, edhe rrahjet e zemrës i kam me tinguj shqip!

Paola Treska_ NË Korçën tonë
@NewsIn.Al

