KreuAktualitetiAtentat në Tiranë...Ky është 39-vjeçari nga Lezha që u ekzekutua tek “Kodra...

Atentat në Tiranë…Ky është 39-vjeçari nga Lezha që u ekzekutua tek “Kodra e Diellit”

Atentat në Tiranë…Ky është 39-vjeçari nga Lezha që u ekzekutua tek “Kodra e Diellit”

Personi që shihni në foto është 39-vjeçari nga Lezha, briken Sanaj, i cili u ekzekutua me 3 plumba në fytyrë tek “Kodra e Diellit”.

39-vjeçari sapo kishte parkuar makinën në garazh dhe më pas kishte takuar disa miq të tij.

Ky ka qenë momenti kur autorët i janë afruar me makinë dhe kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të tij.

Karta e identitetit, pasaporta dhe patenta e viktimës mbajnë emrin Briken Sanaj, ndërkohë roja i rezidencës ku jetonte 39-vjeçari, thotë se ai njihej me emrin Anton Gjini.

Sanaj ishte një emër i njohur për policinë, pavarësisht se rezulton me disa emra, pasi ishte i dyshuar për një plagosje, shkruan “Publik live”

Sanaj u dërgua menjëherë në spital pas ngjarjes, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Pas vrasjes, në zonën e Qafë-Kasharit është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve.

Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona në komisariat ku po merren në pyetje për të zbardhur më shumë detaje mbi krimin e rëndë.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit