Sa shumë shpirt, jetë , revoltë brenda një fotografie. Rini e vrarë…mesazh që ulërin akoma!
I burgosuri nr.1 në Shqipëri
Me sa duket, fotografia pa emër që publikova dje i përket shtetasit Hasan Mustafa Dida (1916-1998), nga Pobregu të Kukësit, i cili vuajti dënimet politike në vitet 1948-1963 dhe 1967-1990. U burgos 32 vjeç dhe doli prej burgu në moshën 74 vjeç. Dënimi i dytë erdhi pasi realizoi me sukses arratisjen, por jugosllavët si edhe shumë raste të tjera e kthyen në Shqipëri. Vuajti gjithsej 37 vjet, 10 muaj e 27 ditë heqje lirie. Fotografia duhet t’i takojë tetorit 1948, pasi më 29.9.1948, kur ishte në paraburgimin e Kukësit, megjithëse ishte i lidhur me zinxhirë, mundi të largohej, por u arrestua dy ditë më pas.
(Lutem mos bëni krahasime pavend me Mandelën)
Kastriot Dervishi
@NewsIn.Al
