KreuAktualitetiAtentati në Shkodër, zbardhen emrat e dy personave që ndihmuan vrasësin

Atentati në Shkodër, zbardhen emrat e dy personave që ndihmuan vrasësin

Atentati në Shkodër, zbardhen emrat e dy personave që ndihmuan vrasësin

Policia publikoi pamjet e arrestimit të Ragip Gilës. Ai u kap me kapuç dhe i fshehur në shkurre. Gjithashtu 2 persona u shpallen ne kerkim në lidhje me masakrën e Shkodrës së 8 shtatorit, ku mbetën të vrarë 2 persona dhe 2 të tjerë u plagosën.

Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak. 1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës,  5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.
Policia e Shkodrës njofton se: “Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, ku shtetasi RAGIP GILA qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës.

 

@NewsIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit