KreuAktualitetiErogen Vaso merret në pyetje, ja çfarë deklaroi për autorin e vrasjes,...

Erogen Vaso merret në pyetje, ja çfarë deklaroi për autorin e vrasjes, Ragip Gila!

Është marrë në pyetje nga oficerët e policisë kriminale Erogen Vaso Brajoviç, që dyshohet se ishte shënjestra e masakrës së ndodhur ditën e djeshme në mes të Shkodrës.

Erogen Vaso merret në pyetje, ja çfarë deklaroi për autorin e vrasjes, Ragip Gila!

Ai i mbijetoi atentatin, por jo dy miqtë e tij, Armando Pali dhe Liridon Krahja.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, ai ka rrëzuar alibinë e autorit Ragip Gila, duke thënë se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të.

“Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër Ragip Gila pretendon se para disa muajsh, Erogen Vaso i ka ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e ka sharë.

Policia dyshon se vrasja është me pagesë.

 

@NewsIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit