KreuAktualitetiAthina nën pushtetin e dëborës...Qeveria greke shpall ditë pushimi dhe në sektorin...

Athina nën pushtetin e dëborës…Qeveria greke shpall ditë pushimi dhe në sektorin privat!

Athinë 24 janar 2022

Qeveria vendos ditë pushimi në sektorin publik dhe privat për shkak të motit të keq “Elpida”, që ka përfshirë të gjithë vendin që prej mëngjesit të së hënës.

Këtë mundësi e la të hapur në mëngjes zëdhënësi i qeverisë Giannis Oikonomou, duke theksuar se vendimet e qeverisë merren në bazë të evoluimit të fenomenit të motit të keq.

Më herët, Ministria e Brendshme njoftoi për sigurimin e shëndetit publik dhe në kuadër të udhëzimeve të ofruara nga shërbimet e mbrojtjes civile, thekson se funksionimi i Shërbimeve Publike do të kryhet me telepunë nga punonjësit, natyra e detyrave të të cilëve lejon ato të praktikohen në distancë.

Nderkohe qarkullimi është ndërprerë në shumë rrugë të Athinës!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit