NË DITËN E PËRCJELLJES NË QIELL
Ismail,
Emër i përcjellë si një bekim,
nga agimet e njerëzimit.
Mjegull e bardhë,
zbrite ndër fytyrat tona.
Na dhurove përlotshëm
përndritjen shpalosëse
të Kuqeziut Kastriotas;
Ortekun tronditës të Pjetër Bogdanit;
Sokëllimën fshikulluese të Rapo Hekalit;
Jehonën mendimtare të Abdyl Frashërit…
Na shpalose frymën e së ardhmes
E shkove i bardhë…
Përjetësiht i bardhë do të rikthehesh mes nesh!
Erget Cenolli
Korçë, 24 Janar 2022
@NewsIn.Al

