Sunday, July 26, 2026
spot_img
HomeUncategorizedAthinë- Në kërkim shqiptari 38 vjeçar, akuzuar për vrasjen njërit prej "kapove"...

Athinë- Në kërkim shqiptari 38 vjeçar, akuzuar për vrasjen njërit prej “kapove” të jetës së natës njohur si “Amerikani”

Lajmi i fundit

Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim në Greqi, pasi akuzohet si vrasësi i një 47-vjeçari në zonën e Kalamatës.

Athinë- Në kërkim shqiptari 38 vjeçar, akuzuar për vrasjen njërit prej “kapove” të jetës së natës njohur si “Amerikani”
Paraditen e djeshme dy persona të panjohur në një makinë i janë afruar 47-vjeçarit i cili lëvizte me motor dhe pasi i kanë bllokuar fillimisht rrugën me automjetin e tyre, më pas kanë zbritur dhe kanë nisur ta rrahin, ndërsa njëri prej tyre e ka qëlluar me armë.

Si autorë u identifikuan një 22-vjeçar grek dhe një shtetas shqiptar 38-vjeçar, nga të cilët i pari u arrestua, ndërsa i dyti është në kërkim. 22-vjeçari ka rrëfyer se ka qenë pasagjer ndërsa 38-vjeçari është ai që ka qëlluar dhe ka plagosur për vdekje 47-vjeçarin.

Ndaj tyre është ngritur një çështje për vrasje, ndërsa 38-vjeçari akuzohet edhe për shkelje të ligjit për armët. Gjithashtu, janë arrestuar dy persona të moshës 40 dhe 50 vjeç, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim për dëshmi të rreme dhe mbështetje ndaj autorit të krimit.
Viktima i cili njihej me pseudonimin “Amerikani”, i njohur nga autoritetet për çështjet e drogës, ka ndërruar jetë në spitalin e Kalamatës, pak orë pasi u qëllua me armë zjarri.
@NewsIn.Al
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments